Flash News

KRYESORE

Qeveria tërhiqet nga taksa e miratuar dy muaj më parë, shtynë për vitin tjetër aplikimin

Qeveria tërhiqet nga taksa e miratuar dy muaj më parë,

Qeveria ka vendosur të shtyjë aplikimin e taksës së pronës. Ka qenë ministri i Financave, Arben Ahmetaj ai i cili bëri të ditur se aplikimi i kësaj takse do të bëhet duke nisur nga janari i 2019-ës.

“Periudha 2018 është një periudhë tranzitore, që i lejon njësive vendore të përgatiten më mirë në mënyrë që në 1 janar 2019 të gjitha njësitë vendore të aplikojnë taksën e pronës në bazë të vlerës”, shprehet Ahmetaj.

Ligji për taksën e pronës hyri në fuqi dy muaj më parë pasi u miratua nga mazhoranca në Kuvend. Sipas ligjit në fjalë taksa e ndërtesës për familjarët do të jetë 0.05 % e vlerës së banesës, kështu nëse një shtëpi ka një vlerë prej 10 milionë lekësh, qytetari duhet të paguaj në muaj 500 leke, ndërsa për bizneset kjo taksë do të jetë 0.2%.

Të fundit