Flash News

KRYESORE

Qeveria tërhiqet para presionit të banorëve të 'Unazës së Re', ndryshon VKM-në: Qira deri në momentin e strehimit

Protestat e përditshme të banorëve të ‘Unazës së Re’, duket se kanë bërë që qeveria të reflektojë. Përmes një VKM-je, kryeministri Rama ka ndryshuar vendimin e mëparshëm për një qira dy vjeçare për banorët, në një qira derisa këta të fundit të gjejnë një strehim.

“Në pikën 1, fjalët “… përfitojnë pagesën e qirasë për një periudhë dyvjeçare, nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.” zëvendësohen me “…përfitojnë nga programi social i strehimit pagesën e plotë të qirasë, nga momenti i mbarimit të afatit të përcaktuar deri në sistemimin me strehim në një nga programet që parashikon ligji për strehimin”, thuhet në VKM.

Sipas vendimit, financimi i qirasë për familjet përfituese mbulohet 50% nga buxheti i shtetit, që akordohet për strehimin dhe 50% nga buxheti i Bashkisë Tiranë.

1/2. Financimi i qirasë për familjet përfituese të mbulohet 50% nga buxheti i shtetit, që akordohet për strehimin, 50% nga buxheti i Bashkisë Tiranë dhe zbatimi të bëhet nga Enti Kombëtar i Banesave. Për vitin 2018, familjet që kanë përfituar bonusin e qirasë nga Bashkia Tiranë përfitojnë vetëm diferencën ndërmjet qirasë së vlerësuar nga EKB-ja me shumën e bonusit që kanë përfituar nga Bashkia Tiranë", shkruhet ne piken tjeter te vendimit.

Megjithatë, banorët kanë kërkuar që pronat e tyre të kompensohen me vlerën e tregut, pasi rrezikojnë të mbesin pa shtepi. Gjasat janë që edhe ndryshimet e fundit te mos pranohen nga ata dhe te vijohet me protesten.

Të fundit