Flash News

KRYESORE

Qeveria tranzitore ‘ribashkon’ Imamin me Bashën

Qeveria tranzitore ‘ribashkon’ Imamin me Bashën

Ish-deputeti Arben Imami, njihet për qëndrimet e tij kundër Lulzim Bashës, por ka një pikë që e bashkon me kreun e PD: është qeveria tranzitore. Në emisionin Real Story, ai tha se qeveria tranzitore mund t’i japë fund ngërçit politik, ndërsa është kategorikisht kundër një qeverie PS – PD.

“Unë mendoj se nuk ka rrugë tjetër, veçse krijimit të një qeverie tranzitore. Qeveri e përbashkët? Do ishte turp dhe vdekje për Partinë Demokratike. Sigurisht jam kundër. Te bashkëpunosh me kundërshtarin haptazi, ne interes te vendit nuk ka asgjë te keqe, por jo të qeverisësh për të mbyllur pazare. Nuk është e shëndetshme as për vendin as për Partinë Demokratike. Qeveritë e mëdhaja janë provuar dy herë dhe kanë dështuar”, deklaron Imami.

Ish-deputeti nuk pranoi të bënte asnjë koment për ‘opozitën e re’, për të cilën përsëriti disa herë së nuk mund të quhet opozitë në kuptimin e parë të fjalës.

Të fundit