Flash News

KRYESORE

Qeveria vendos shembjen e Teatrit, Veliaj flet në krah të Ramës: Nuk mund ta rikonstruktojmë

Qeveria vendos shembjen e Teatrit, Veliaj flet në krah të Ramës:

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se rikonstruksioni i godinës aktuale të Teatrit Kombëtar nuk mund të realizohet. Në prezencë edhe të kryeministrit Edi Rama, kryebashkiaku u shpreh se nuk mund të rikonstrultohet diçka që nuk është projektuar për teatër.

“Ne kemi pasur një diskutim shumë të gjatë me arkitektin Bjarke Ingels dhe besoj dje patën shansin gjithë shqiptarët të shikonin të gjithë argumentet pse dhe gjeometrikisht, dhe për atë që ka nevojë teatri, për xhepat anësor, për nën skenën, për mbi skenën, për kushtet, për higjienën për mbrojtjen nga zjarri, ne nuk mund të rikonstruktojmë diçka që nuk ishte bërë origjinalisht si një teatër”, u shpreh Veliaj gjatë aktivitetit të zhvilluar pas vlerësimit të sheshit ‘Skënderbej’, ku i pranishëm ishte dhe kreu i qeverisë.

Kryebashkiaku njoftoi gjithashtu se ditën e nesërme do të mbahet një tjetër dëgjesë publike këtë herë me artistët dhe arkitektët.

“Në diskutimin e nesërm të ulur ‘gju më gju’ me arkitekt, me artist, ne të arrijmë në një konsensus që ti hapim udhë të paktën një negociate ku të fillojmë dhe të flasim dhe të gjykojmë sesi në pamundësi që shteti ynë modest të paguajë shuma që nuk i përballon dot ne ashtu si mrekullia që po prodhohet sot e stadiumit kombëtar ne të kemi një tjetër xhevahir në qytetin e Tiranës dhe që quhet Teatri i ri Kombëtar dhe jam i bindur që do të triumfojë arsyeja mbi nostalgjinë dhe do të gjejmë mënyra orgjinale sesi dhe nostalgjinë ta përfshimë në teatrin e ri”, tha Veliaj.

Të fundit