Flash News

KRYESORE

Qeveria “zbut” masat: Tre llojet e bizneseve që do të lejohen të punojnë në shtetrrethim

Ministria e Shëndetësisë ka bërë disa lëshime lidhur me me llojet e bizneseve që mund të vijojnë aktivitetin. Deri më tani, ishin kryesisht bizneset e tregtimit të produkteve ushqimore, farmacitë, tregjet e hapura etj, ato që ushtronin aktivitet në kushtet e karantinës.

Por, nga ana tjetër, edhe këto biznese mund të kenë nevojë për mbështetje, siç është rasti përshembull për përdorimin e makinave, që veç nevojës për karburant kanë dhe nevoja për shërbime të tjera. Ndaj, Ogerta Manastirliu ka firmosur një shkresë ku lejon punën për gomisteritë.

Gjithashtu, për shkak të Karantinës, duket se njerëzit kanë kohë mjaftueshëm për të lexuar libra. Ndaj biznesi tjetër që lejon ministrja të vijojë aktivitetin janë pikërisht dyqanet e shitjes së librave. Shkollat janë mbyllur por mësimi vijon online, përfshirë këtu dhe universitetet.

Mirëpo, nxnësit, studentët apo mësuesit, edhe pse vijojnë mësimin online përsëri kanë nevojë për mjete pune që gjenden në kancelari. Për këtë arsye, në pikën e tretë të shkresës së firmosur nga Ogerta Manastirliu lejohen të vijojnë aktivitetin pikërisht bizneset e kancelarive.

Të fundit