Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Red Varaku
Edhe pse varfëria në vendin tonë ka arritur në nivelet e skamjes dhe mjerimit, rreziku kësaj qeverie kurrë nuk do t’i vijë nga të varfërit apo shtresat margjinale të shoqërisë. Le ta mbledhin mendjen, ata që nuk lënë rast pa përmendur mjerimin dhe faktin që populli nuk ka bukë “të hajë”.
Prova për këtë është paaftësia që shoqëria jonë tregoi për të reaguar kundër regjimit komunist, ku edhe pse varfëria kishte arritur një fazë ekstreme , të gjithë ishin si të tulatur dhe të mpirë, saqë edhe pse regjimi kishte rënë, ata e votuan atë masivisht në zgjedhjet e para pluraliste. Sepse paaftësia legjendare e këtyre shtresave për t’u mobilizuar dhe për t’iu kundërvënë qeverisë së korruptuar është një realitet, që po e dëshmojmë edhe sot çdo ditë. Ekranet e televizioneve i kemi të mbushura me raste të tilla, por në vend që kjo të shkaktojë irritim dhe revoltë, ato duket sikur injektojnë mjerim dhe pesimizëm dhe në të vërtetë sikur mpin dhe paralizon akoma më shumë “nervin” reagues të shoqërisë.
Të varfërit nuk e kanë forcën dhe fuqinë të revoltohen e aq më pak të rebelohen, sepse represioni i sistemit i detyron, që të jenë vazhdimisht të preokupuar me “bukën e gojës”. Kur njeriu është i preokupuar me “bukën e gojës”, ai as që do t’ia dijë për arsyet politike apo “kontratat e fshehta”, që sjellin këtë mjerim. Këtë “ të majtët “ e dinë më mirë se kushdo. Por, nëse do të ishin të vetëdijshëm për fuqinë e tyre, atëherë edhe atë pak të drejtë, që ua sanksionon Kushtetuta, votën e lirë, ata nuk do të detyroheshin ta shisnin për “bukën e gojës”. Kjo ndodh ngaqë ata nuk e kuptojnë rëndësinë që ka ajo për të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve të tyre, sepse po ta kuptonin të paktën nuk do ta shisnin aq lirë.
Por, cilët janë ata që vërtetë e rrezikojnë status quo-në e të korruptuarve që na qeverisin? Rreziku dhe kërcënimi më i madh për të korruptuarit që na qeverisin vjen pikërisht nga ata, që ata i quajnë nëpër manualet e tyre “të deklasuarit”. Cilët janë “të deklasuarit” e kësaj epoke? Ata janë njerëz të ndershëm, të shkolluar, intelektualë me integritet, përfaqësues tipikë të shtresës së mesme, të cilët sistemi i kalcifikuar, i pengon me pa të drejtë të marrin atë që u takon sipas të drejtës dhe meritës, pra të ngjisin shkallët e karrierës dhe shoqërisë, i pengon të realizojnë aspiratat e tyre profesionale dhe njerëzore, madje edhe familjare.
Ata janë artistë me dinjitet, por të nëpërkëmbur, të flakur në rrugë, ndaj të cilëve shfaqet hapur neveria dhe përbuzja deri aty sa edhe u mohohet një e drejtë qytetare dhe njerëzore, pjesëmarrja në vendimmarrjen për prishjen ose jo të një pasurie shpirtërore kombëtare për të cilën ata kanë investuar gjakun e tyre. Ata janë profesorë, mësues të fyer dhe të përbuzur pikërisht nga ata që për ironi, deri dje i konsideronin si “llumin e shoqërisë”, dhe fyerje më të madhe se kjo nuk ka për ta. Ata janë avokatë të diplomuar shkëlqyeshëm, që kanë refuzuar të bëhen pjesë e sistemit të kalbur të drejtësisë ose janë përjashtuar nga e drejta për të qenë pjesë e tij, pikërisht për shkak të integritetit të tyre, për shkak të korrupsionit që ka kapur sistemin e drejtësisë. Ata janë doktorë, infermierë që janë të detyruar të braktisin familjet e tyre të dashura, vendin e tyre të shtrenjtë, për shkak se vetëm jashtë Shqipërisë mund të ushtrojnë profesionin me dinjitet dhe pa u ndjerë të fyer dhe rrezikuar. Ata janë gazetarë të talentuar dhe fisnikë, të përjashtuar nga e drejta për të shkruar pikërisht sepse janë besnikë të së vërtetës, që duhet të ulin kokën përballë “të keqes” dhe “llumit”, për shkak të interesave që “pronari “ mafioz ka me pushtetin e korruptuar. Ata janë njerëz që nuk pranojnë të udhëhiqen nga hajdutë dhe të korruptuar.
Kur kjo ushtri “të deklasuarish“ të zgjohet dhe të marrë seriozisht kërcënimin që i vjen nga ky sistem i kalcifikuar politik dhe shoqëror, atëherë këtij regjimi do t’i vijë fundi . Sepse vetēm kjo “ushtri“ di të ndërtojë ekplozivin e vërtetë që mund të hedhë në erë këtë sistem të kalbur fund e krye.
Këtu gjejmë edhe arsyen pse protesta e artistëve të Teatrit e alarmoi Ramën dhe Veliajn bashkë. Kjo është edhe arsyeja pse protesta e kuksianëve e detyroi atë të tërhiqej me bisht ndër shalë, sepse ajo që e ndez një revolucion të vërtetë, është pikërisht zgjimi i “të deklasuarve”. Sepse “të deklasuarit“ nuk protestojnë për bukën e gojës, kjo e tmerron sistemin, e fut atë në panik. Si pasojë, reagimi i një regjimi (që po shkon drejt kolapsit) është rritja e dhunës dhe represionit ndaj popullit në tërësi dhe ndaj “të deklasuarve” në veçanti. Shqipëria është në prag revolucionit pikërisht sepse qeveria ka krijuar një distancë të madhe me hallet e vërteta të popullit, ajo është jashtë realitetit dhe si pasojë po prodhon krizë pas krize. Këto kriza kanë sjellë një krizë politike, që me siguri do të sjellë edhe fundin e saj. Por sa më shumë të zgjasë agonia e kësaj qeverie, aq më radikale do të bëhet zgjidhja.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38