Flash News

KRYESORE

'Qeverinë s'ma marrin dot peng', Basha i kthen përgjigje Ramës: Je peng i krimit, sillesh si kriminel me njerëzit

Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në studion e News 24 për shembjen e Teatrit dhe tensionet që erdhën pas, ka reaguar kryedemokrati Basha.

Përmes një shënimi në twitter, Basha e akuzon Ramën se nuk bën më dallimin mes vijës së korrupsionit me asaj të dhunës, referuar atyre që kryeministri tha për policinë e shtetit.

Më tej kryedemokrati thekson se Rama shfrytëzoi pandeminë për të vjedhur pasuritë publike.

Reagimi

Rama nuk e sheh më vizën e korrupsionit dhe as vizën e dhunës. Ai është peng i krimit, dhe sillet si kriminel me njerëzit. Është peng i oligarkëve dhe punon vetëm për ta. Ai vjedh përditë, shkatërron dhe varfëron shqiptarët. Ai shfrytëzoi edhe pandeminë për të vjedhur, për të shkaterruar teatrin, për të grabitur pasuritë publike dhe i la njerëzit pa asnjë ndihmë. Prandaj, Shqipëria do të shpëtojë prej këtij hajduti ordiner që bën vetëm keq: gjithë njerëzit e ndershëm ia kanë hequr vizën!

Rama: S’më vendosin vija të kuqe disa parti, mua dhe qeverinë s’ma merr peng askush

Të fundit