Flash News

KRYESORE

Do qeverisësh me Ramën pas 25 qershorit? Basha i jep përgjigjen e prerë Sokol Ballës

Do qeverisësh me Ramën pas 25 qershorit? Basha i jep përgjigjen e

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka përjashtuar mundësinë e një koalicioni pas zgjedhjeve me Partinë Socialiste.

I ftuar në emisionin “Top Story”, Basha mohoi që një koalicion i tillë të ishte opsion, pasi nuk e përputh asgjë me kryeministrin Edi Rama.

“Nuk është opsion dhe nuk ishte kjo marrëveshja. Nuk mundet sepse nuk na përputh asgjë. Gjithçka që Edi Rama ka bërë është në drejtim të kundërt dhe programi im është në drejtim të kundërt”, u shpreh Basha.

Kryeopozitari shpalosi në emision një pjesë të programit të partisë së tij ku përfshihen pagimi i energjisë elektrike për njerëzit me ndihmë ekonomike, financimi i studentëve të ekselencës, investimet në shkollat shqiptare, etj.

Balla provokon Bashën: Keni shumë kandidatë të Henri Çilit. Kreu i PD: Ju tregoj çfarë i bëri Romeo Gurakuqit

Të fundit