Flash News

KRYESORE

A do qeverisin bashkë PS-PD? Artan Fuga: Nuk mendoj që Basha bën një koalicion ku kryeministër është Rama

A do qeverisin bashkë PS-PD? Artan Fuga: Nuk mendoj që Basha bën

Në “Kjo Javë” me Nisida Tufën në News 24, prof. dr Fuga foli edhe për mundësitë e koalicionit. I pyetur nga moderatorja se cili do ishte një koalicion historik duke qenë se kemi parasysh tre koalicione: PS- LSI, PD-LSI, apo PS-PD, Fuga tha se sheh një version të katërt në fakt.

Cili do të ishte një koalicion historik?

Unë nuk mendoj që Basha bën një koalicion ku Kryeministër është Rama.

Unë shoh një version të katërt. Cila parti që të zgjedhet e para parë nuk do të jetë aq sa për të formuar një qeveri.  Besoj që do ketë vështirësi për krijimin e një qeverie. Ai person që do të ketë shumicen do krijoje aleancë me parti të tjera. Do ta ketë të vështirë për ta gjetur, do lëshoje shumë.

Do ketë një qeveri jo të shumicës por të minorancës.  Unë i kam frikën një stabiliteti për një kohë të caktuar pas zgjedhjeve., ka thënë Fuga në News 24.

Të fundit