Flash News

KRYESORE

"Qeveritë kanë braktisur rininë dhe sportet", thirrja e Skënderbeut: Bashkohu me Ligën. Mbështet futbollin!

Ekipet e Kategorisë Superiore kanë vendosur të bojkotojnë këtë sezon kampionatin pa afat, deri në plotësimin e kërkesave të tyre nga Qeveria.

Drejtuesit e klubeve pretendojnë se Qeveritë e kanë lënë futbollin në harresë dhe në mbledhjen e djeshme ishin sërish në unanimitet të plotë për të vazhduar bojkotin.

Ndërkohë, sot ka ardhur një thirrje për bashkim nga ekipi i Skënderbeut. Në një foto të publikuar në rrjetet sociale shkruan:  "Qeveritë kanë braktisur rininë dhe sportet. Bashkohu me Ligën. Mbështet futbollin!".

Kujtojmë se Qeveria ka autorizuar si negociator deputetin Fidel Ylli, ndërsa presidentët e klubeve të Kategorisë Superiore kanë paralajmëruar se nëse qveria nuk iu plotëson kërkesat do e përshkallëzojnë protestat deri në daljen në sheshe e bulevarde.

Të fundit