Flash News

KRYESORE

“Qindra shqiptarë të papunë, mashtrimet e kryeminsitrit me zyra pune nuk e fshehin dot këtë të vërtetë”

“Qindra shqiptarë të papunë, mashtrimet e kryeminsitrit me

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka reaguar nëpërmjet një statusi në Facebook për 1 Majin ditëne punëtorëve.

“Ndërkohë, qindra mijëra shqiptarë janë të papunë. Mashtrimet e kryeminsitrit me zyra pune nuk e fshehin dot këtë të vërtetë”-shkruan Basha.

Statusi i plotë:

Në ditën e punëtorëve Sheshi i Lirisë u mbush me qytetarë të pushuar padrejtësisht nga puna. Mësues të shkëlqyer që kanë përgatitur breza të tërë, të rinj të shkulluar jashtë vendit, punonjës publike shëmbullore, të gjithë të pushuar për arsye politike, për t’u hapur vendet militantëve, të afërmëve dhe miqve të pushtetarëve. Rreth 30-40 për qind e administratës publike është pushuar nga puna. Mijëra prej tyre kanë fituar gjyqet për pushim të padrejtë, por prapë enden rrugëve pasi qeveria nuk zbaton vendimet e gjykatave. Dëmshpërblimet që paguhen nga paratë e takapaguesve kanë arritur në dhjetra milionë euro.

Ndërkohë, qindra mijëra shqiptarë janë të papunë. Mashtrimet e kryeminsitrit me zyra pune nuk e fshehin dot këtë të vërtetë. Në vend që të hapte 300 mijë vende pune, qeveria Rama detyroi 300 mijë shqiptarë të braktisnin vendin e tyre gjatë katër viteve.

Republika e Re do të kthejë pushtetin tek njerëzit dhe do të krijojë mundësi që çdo qytetar i Republikës të gjejë mundësi për të jetuar me dinjitet dhe mirëqenie, me mundin, djersën dhe talentin e vet. Beteja jonë për zgjedhje të lira është betejë për një shoqëri të drejtë dhe me mundësi për të gjithë.

Të fundit