Flash News

KRYESORE

QSUT nën hetim për ilaçe të skaduara, reagon ish-deputeti që e denoncoi: Kush ka abuzuar, duhet të paguajë

QSUT nën hetim për ilaçe të skaduara, reagon ish-deputeti

Bardh Spahia nga radhët e PD, reagon pas investigimit të BIRN mbi ilaçet e skaduara, ku si pasojë Prokuroria ka regjistruar një procedim penal për të identifikuar zyrtarët përgjegjës në QSUT.

Në një reagim në rrjetet sociale, Spahia thekson se këtë fenomen e ka denoncuar që në nëntorin e shkuar, por nuk u mor në konsideratë nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

“E kam denoncuar qe ne fillim nentorin e kaluar abuzimin skandaloz me blerjen e ilaceve, ku 93% e barnave ne QSUT ishin te skaduara. Ne ate kohe ministrja Manastirliu e konsideroi shpifje e tha se shifrat jane kokeforta. Koha e tregoi se shifrat e abuzimit jane kokeforta: 7 milione euro ilace te skaduara, jo pak!!! Pershendes investigimin e BIRN si dhe procedimin penal te hapur nga Prokuroria e Tiranes. Eshte kriminale te luash me jeten e pacienteve, duke synuar perfitim permes ilaceve. Te genjesh eshte po aq kriminale! Kush ka abuzuar duhet te paguaje! As mjeket, as pacientet e as taksapaguesit nuk duhet te tolerojne vjedhjen si model qeverisjeje!”, shkruan Spahia.

Të fundit