Flash News

KRYESORE

Qumështi formulë që shitet edhe në Shqipëri me probleme, prindërit në alarm: Po na sëmuren fëmijët

Gjigandi ushqimor francez Danone po shqyrton mundësinë se qumështi formulë Aptamil po shkakton probleme serioze shëndetësore te disa foshnje.

Aptamil kohët e fundit ndryshoi recetën e tre prej formulave të saj të qumështit të foshnjës.

Qindra prindër në Britani të Madhe janë ankuar në mediat sociale se qumështi i ri i formulës ka ndikuar në përkeqësimin e shëndetit të bebeve të tyre.

Disa nga nënat u shprehën për BBC se foshnjat e tyre kishin diarre dhe të qara pasi filluan të përdorin versionin e ri të Aptamil First Powder Infant Milk (faza 1).

Prindërit thanë se pluhuri i qumështit nuk u shpërndahej në shishe, duke lënë grumbuj mbetjesh.

Danone ka sqaruar klientët se kishte nisur kontrolle të rrepta sigurie dhe shtoi po ashtu se po merr në shqyrtim çdo ankesë të ardhur nga prindërit.

Gjigandi ushqimor ka vënë në dispozicion edhe një linjë telefonike falas për të cilën prindërit mund të kërkojnë këshilla. Prindërit mund të këshillohen në numrin 0800 996 1000, duke shtypur opsionin 0 e ndjekur më pas opsionin 1. /politiko.al/

Të fundit