Flash News

KRYESORE

“Qumështi”/Ministri i Bujqësisë: Fermerët do kompensohen nga qeveria. Shefi i kuzhinës: Do ketë kolaps prodhimi

“Qumështi”/Ministri i Bujqësisë: Fermerët do

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, i ftuar në "Dritare me Rudinën" është shprehur se problemi me qumështin është se fermeri nuk përfiton nga skema e re.

“Ne kemi menduar ta kompensojmë me 10 lekë nga qeveria dhe do përfitojë më shumë nga shitja e qumështit, me dorëzimin e faturës. Nëse më përpara fermeri e shiste 42 lekë litrin, tani do e shesë qumështin 37 lekë dhe merr 10 lekë si kompensim. Domethënë grumbulluesit e marrin më lirë dhe fermerët fitojnë më shumë”, shprehet ministri.

“Do të jetë kolaps prodhimi, pasi nuk e pranon fermeri këtë çmim”, shprehet Alfred Marku, shef kuzhine, që ka lidhje të ngushtë edhe me prodhimin bio. Marku ka hapur edhe një baxho për të grumbulluar prodhimet e fermerëve. “Sot jam penduar që jam kthyer në Shqipëri”, shton ai.

Të fundit