Flash News

KRYESORE

“Qurrash, lëtyrë, bir kur*ve”, Laert Vasili u drejtohet kolegëve të tij

“Qurrash, lëtyrë, bir kur*ve”, Laert Vasili u drejtohet

Aktori Laert Vasili iu është kthyer të gjithë kolegëve të tij që e kanë sulmuar pas debatit për shembjen e Teatrit Kombëtar.

I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ aktori u shpreh se kolegët kanë ofenduar jo vetëm atë por edhe familjen e tij.

“Nuk bëhet fjalë për shumicë apo pakicë. Bëhet fjalë për shumicën e aktorëve të cilët ndonëse nuk marrin mikrofonin të bërtasin dhe të ofendojnë. Tani mbaruan me ne dhe nisën me nënat tona. I referohen lëmit që ai ka tjerrur. Shumica e aktorëve janë për teatër të ri. kërkohet që nga 2004-tra. Ku instituti i Zjarrfikëses deklaroi që duhet një teatër të ri. Teatri i ri konsiston në këtë gjë, pasi pas studimit doli se ishte godinë jashtë standardit. Janë bërë dy ndërhyrje në teatër. Në këto dy ndërhyrje është çarë godina e teatrit dhe janë futur disa pjesë të tjera. Ajo që zhvillohet para teatrit kombëtar ka kaluar në fyerje dhe epitete të padobishme. Vetëm artistët s’mund të flasin kështu. Mua më kanë quajtur qurrash, lëtyra….edhe termin bira kur*ash. Se na ndajnë dy pikëpamje s’do nisim të shahemi nga nëna”, u shpreh Vasili.

Përballë tij i ftuar ndodhej regjisori Robert Budina i cili u shpreh se Rama nuk e ka kurajon të përballet me aktorët se i thahet përshtyma e prandaj çon kryebashkiakun Veliaj të flasë me ta.

Të fundit