Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“Qytetarët dhe deputetët opozitarë janë skllevër”! Artan Fuga: Maja e piramidës i ka uzurpuar të gjitha pushtetet
Akademiku Artan Fuga ka komentuar në lidhje me miratimin e ndryshimeve të Kodit Zgjedhor, ku edhe disa deputetë të opozitës parlamentare votuan pro tyre.
Me anë të një statusi në facebook, Fuga shkruan se faji është i atyre që qëndrojnë në majë të piramidës, ndërsa këta kanë qenë dhe janë skllevër.
“Eshtë lidershipi i ngushtë, maja e piramidës, që i ka uzurpuar të gjitha pushtetet, pasuritë, të drejtat!
Të tjerët, ne qytetarët jemi skllevër. Edhe deputetët e gjoja opozitës që e votuan nuk kanë faj, edhe ata kanë qenë dhe janë skllevër! Mos u merrni me skllevërit. Ndofta ata janë më të sinqertët nga të gjithë”, shkruan ai.
Fuga vazhdon më tej duke thënë se nuk mundet qe Kodi Zgjedhor të shkojë kundër sistemit politik, këtë sipas tij mund ta besojnë vetëm budallenjtë.
“Nuk mundet pra që një funksion i sistemit të vejë në të kundërt të sistemit në tërësi! Nuk mundet që Kodi Zgjedhor të shkojë kundër sistemit politik!
Budallenjtë dhe batakçinjtë e besojnë, por jo intelektuali që thotë atë që kanë gjetur në studimet e tij”, thotë ai.
Postimi i plotë:
Mos bëjmë koka turku deputetët "opozitarë" që votuan ndryshimet në Kodin Zgjedhor!
Ata janë jeniçerë
Skllevër!
Nuk kanë faj!
Nuk është problemi i këtij Kuvendi. Ai dihej se çfarë ishte dhe si u katandis. Puna është se ai infektoi edhe Kuvendin e ardhshëm. E transmetoi gjenetikisht sëmundjen e vet.
Duhet vaksina si e Covid19 për ta dizinfektuar! Ndryshe ka mbaruar qysh tani. Kuvendin e ardhshëm e bën Kodi elektoral mbi të cilin votohet. Pra, e pjell ky Kuvend!
Listat e mbyllura as mua nuk më pëlqejnë, por si studjues kam një kënaqësi të hidhët.
Si autor i librit shoqëria piramidale, botuar nga Papirus (brenda botimit ORIGJINAT E PUSHTETIT,PRONËS, PASURISë, në Shqipërinë pastotalitare), kam agumentuar se i gjithë sistemi politik, ekonomik, kulturor, social, në Shqipëri, pas vitit 1997, është kthyer gradualisht në një shoqëri piramidale.
Eshtë lidershipi i ngushtë, maja e piramidës, që i ka uzurpuar të gjitha pushtetet, pasuritë, të drejtat!
Të tjerët, ne qytetarët jemi skllevër. Edhe deputetët e gjoja opozitës që e votuan nuk kanë faj, edhe ata kanë qenë dhe janë skllevër! Mos u merrni me skllevërit. Ndofta ata janë më të sinqertët nga të gjithë!
Se mirë mazhoranca vulosi listat e mbyllura që caktohen nga shefi i saj, po partitë e tjera a nuk janë ndërtuar me kultin e njëshit? A doni prova?
Kush i pengon ato të organizojnë primaret e drejtpërdrejta si duhet me militantët dhe antarët e tyre, per të nxjerrë kandidatët e duhur për deputetë sipas vullnetit të bazës të partisë? Kush i pengon? Pra, t'i ndërtojnë listat e hapura vetë ato!
Ambasadat i pengojnë, apo Turgut Erdogan, apo nuk e di kush andej nga Nagrni Karabaku!!!
Aaaaaa, na krijohen çarje në partiiiii? Cfarë argumenti qesharak !!! Kështu mund të thotë edhe kryetari i mazhorancës : Më përçahet grupi parlamentar!!!
Unitet i celniktë, grusht bashkuar rreth partisë, me në krye Komitetin Qendror, dhe kryetarin në krye!
Cfarë keni me Stalinin atëhere?
Armiqtë le të plasin!
Uniteti qendron mbi demokracinë! Kjo është kultura politike sot në Shqipëri pas 30 vjet mbijetese e totalitarizmit!
E kam argumentuar, por disa nuk duan të dëgjojnë. Ecin me iluzione. Ecin me atë që të kap ndonjë gjë unë, pa pastaj poqese nuk kap, atëhere nis dhe kritikoj. Hëpërhë nuk bëj zë!
Kap ç'a të kapç në politikë!
Këta e kanë përgjegjësinë, jo ata deputetët jeniçerë që si skllevër nuk kanë fare përgjegjegjësi sepse nuk kanë lirinë e zgjedhjes. Ata janë me fisnikë sesa pjesa tjetër. Unë i kam urryer saherë i kam dëgjuar në komisione. Mjeranë! Por, sot i fal, sepse nuk dua t'i bëjë njeri kokë turku, kur koka e turpit është gjetiu!
Po pse o njerëz të mirë, dhe ju o budallenj naivë, o batakçinj mendjengushtë, vërtet mendoni se mund të ketë lista të hapura, zgjedhje demokratike, Kuvend të dalë nga populli në një vend ku cdo vendimmarrje dhe pasuri e pushtet është ndërtuar sipas kontrollit piramidal?
Kësaj i thonë që qytetarët t'i mbash katër vjet nën thundër, dhe për katër sekonda në votim t'u japësh të drejtën të prishin piramidën në parti, ekonomi, Kuvend, zgjedhje!
NJêsoj si t'i jepje Moisiut të drejtën të votonte a e donte Faraonin në Piramidë apo jo?
Faraoni vdiq, rroftë Faraoni! Kemi njëqind e ca vjet Shqipëri e mosvarme që rrutullohemi vërdallë!
Demokratët e vërtetë të mërzitur sigurisht. Por, unë dje pashë disa opozitarë që fërkonin duart! Rrofsh o Ramë - u gufonte shpirti - që na e bëre këtë të mirë, na e betonove vendin në listën e kandidatëve se kishte ca miza përqark që na pickonin.
Rrofsh o babe, mos u mërzit se të shajmë! Ti e ke thënë vetë! Eshtë vesi i çilimiut që shan atë që adhuron!
Ja bëni një provë! Mos vendosni ndonjë drejtues partie në listën për kandidatë për deputetë! Do të shikoni se ku i çon idealet! I mbledh në një qese plastike dhe i hedh në koshin më të parë. Nuk i keni parë se çfarë bëjnë pasi u ikin privilegjet dhe postet komanduese jo pak prej tyre!
Nuk mundet pra që një funksion i sistemit të vejë në të kundërt të sistemit në tërësi! Nuk mundet që Kodi Zgjedhor të shkojë kundër sistemit politik!
Budallenjtë dhe batakçinjtë e besojnë, por jo intelektuali që thotë atë që kanë gjetur në studimet e tij.
Pra, i gëzuar shumë sot! Librat e mi do të jenë aktualë dhe për katër vjet të tjera. Me ndonjë ripunim të lehtë. SI autor jam në haré pavarësisht se si qytetar qaj për vete, por më shumë për të tjerët!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38