Flash News

KRYESORE

Qytetarët e Elbasanit mbështetje Partisë Demokratike. Basha: Kupa është mbushur, burg për Ramën dhe ministrat e korruptuar

Qytetarët e Elbasanit mbështetje Partisë Demokratike. Basha: Kupa

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me banorët e qytetit të Elbasanit, ku u prit nga qindra qytetarë, që i shprehën shqetësimet e tyre të përditshme nga varfëria ekstreme te mungesa e rendit.

Basha, teksa i ftoi në protestën e madhe të ditës së shtunë deklaroi se kupa është mbushur dhe se të gjithë zyrtarët e korruptuar do të shkojnë në burg. Duke filluar nga i pari deri tek i fundit. Basha shtoi se në Europë, kur qeveria kapet duke vjedhur, nuk ikën populli por kryeministri me ministrat e kabinetit.

“Ne jemi përpjekur ta zgjidhim krizën duke e pastruar të keqen nga koka, kemi propozuar vettingun e politikanëve, ligjin Antimafia kundër oligarkëve dhe korrupsionit, por, Edi Rama i ka hedhur poshtë, me dhunën e kartonave që nuk përfaqësojnë interesin tuaj.

Edi Rama dhe krimi i organizuar që e ka sjellë në pushtet, nuk mbron xhepat tuaj, por ata mbrojnë xhepat e Sejdinëve dhe Gjushërve, banditëve dhe politikanëve me të cilët është ulur në atë karrige.

Në Europë, kur qeveria kapet duke vjedhur, kur qeveria kapet duke u bërë njish me krimin e organizuar, nuk ikën populli, ikën qeveria, ikën kryeministri dhe kjo është mënyra e vetme e zgjidhjes së kësaj krize.

Kupa është mbushur dhe kupa po derdhet, në burg do të shkojnë nga i pari tek i fundit të gjithë qeveritarët e korruptuar dhe ata që kanë futur duart në xhepat tuaj, si minj në çark do t’i zëmë më 16 shkurt, do t’i çojmë para ligjit, përpara drejtësisë”, përfundoi Basha.

Të fundit