Flash News

KRYESORE

Qytetarët e Kosovës sot zgjedhin përfaqësuesit e institucioneve komunale, votojnë liderët e Kosovës

Qytetarët e Kosovës sot zgjedhin përfaqësuesit e

Qytetarët e Kosovës me të drejtë vote, sot duke filluar nga 07:00 po votojnë për të zgjedhur udhëheqësit komunalë, kryetarët dhe asambletë komunale, në 38 komuna të Kosovës. 899 qendra të votimit do të jenë të hapura nga ora 07:00 deri në ora 19:00, ndërsa do të votohet në 2505 vendvotime. Në këto zgjedhje garojnë 204 kandidatë për kryetar komunave dhe 6887 kandidatë për asambletë komunale.

Në orët e para të ditës kanë votuar liderët kryesorë,  Ramush Haradinaj,  Isa Mustafa, Albin Kurti, etj. Për zgjedhjet lokale të 22 tetorit janë të regjistruar 1 milion e 890 mijë e 952 qytetarë me të drejtë vote, prej tyre 18 mijë e 11 janë votues të rinj. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka certifikuar më shumë se 200 kandidatë, 91 subjekte politike, një koalicion, 30 nisma qytetare, 25 kandidatë të pavarur dhe 7080 kandidatë për asamble komunale. Zgjedhjet e 22 tetorit do të vëzhgohen nga rreth 33 mijë e 200 vëzhgues, të cilët përfaqësojnë subjektet politike të certifikuara, OJQ-të vendore, organizatat ndërkombëtare, ambasada, media vendore dhe ndërkombëtare.  Zgjedhjet e reja përveç angazhimit të shumë njerëzve, do ta kenë edhe një kosto prej 4.5 milionë deri në 5 milionë euro.

Të fundit