Flash News

KRYESORE

Qytetarët i përgjigjen thirrjes së Partisë Demokratike, protestë para bashkisë: Rama dhe Veliaj të ikin nga Shqipëria

Qytetarët i përgjigjen thirrjes së Partisë Demokratike,

Kur duhen pak ditë nga protesta e opozitës, disa dhjetëra qytetarë janë mbledhur pasditen e sotme para Bashkisë së Tiranës.

Me pankarta në duar “E duam bashkinë pa Erion Velinë”, “E duam Shqipërinë pa Edi Ramën, “E duam Shqipërinë pa Erion Velinë” si dhe “Rama e Veliaj të ikin nga Shqipëria”, ata u shprehën se përballja e madhe me qeverinë do të jetë ajo e 16 shkurtit.

Për më shumë se 30 minuta, protestuesit kanë bllokuar rrugën mes bashkisë së Tiranës dhe Teatrit Kombëtar, duke hedhur parulla kundër qeverisë, si shkaktare për jetën gjithnjë e më të vështirë e më të shtrenjtë në Tiranë.

Pas bllokimit të rrugës, protestuesit dhe qytetarët i janë bashkuar edhe protestës së “Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit”.

Të fundit