Flash News

KRYESORE

Qytetarët i kundërvihen Majlinda Bregut pas akuzave ndaj Bashës: Jeni qesharake, PD e shkatërruat ju

Menjëherë pas ngrirjes së funksioneve të Lulzim Bashës si kryetar i Partisë Demokratike ka reaguar deputetja Majlinda Bregu.

Përmes një statusi Bregu si një nga kritiket e ashpra të Bashës shkruan se ai belbëzoi zëmekur "ngrirjen" e tij duke ua lënë fajin të tjerëve për humbjen e 25 qershorit me 190 mijë vota minus sipas Bregur.

Por menjëherë pas këtij statusi të shumtë kanë qenë qytetarët që i janë vënë kundër demokrates.

Qytetarët shkruajnë se reagimi i kritik i Bregut vjen pasi humbi karrigen e saj teksa akuzojë se është mike e Ramës dhe kontribuoi në humbjen e PD.

Statusi i Bregut:

Folen Shqiptaret me 25 Qershor!

Demokratet thirren edhe me fort me mungesen e tyre! 190 mije vota minus!

Lulzim Basha belbezoi zemekur "ngrirjen" e tij duke ua lene fajin te tjereve!

E para, "Ngrirja" nuk eshte as akt juridik, as statutuor dhe as politik!

Lulzim Basha i doli per Zot listes dhe vendimeve te tij! 

I doli per Zot standartit te zgjedhjeve me perfshirjen e ministrave ne Qeveri!

I doli per Zot kontrollit e drejtimit te nderrmarrjeve me buxhet financiar per "te mbyllur" rubinetin e perdorimit te parave publike ne fushate! 

I doli per Zot projektit te tij te Republikes se Re me premtimin se do ishte KM i saj!

I doli per Zot mitingjeve dhe nje fushate pa shpirt, pa fryme duke e quajtur me te miren e me masiven qe kishte pare PD!

Ai Njesh-i , ne Isha-t! 

Ai I dlire, ne mekatare!

Sot duhet t' i dilte per Zot, Doreheqjes se tij si pergjegjesi i vetem per katastrofen e pamerituar ne te cilen gjendet sot PD! 

Si pergjegjesi i vetem per shkaterrimin e strukturave dhe mosperfilljen e forumeve vendimarrese te PD! 

Por prej sot,duhet t'i dale per Zot dhe akuzave plot dramacitet infantil per kurthe e armiq klase! 

Give me a break Lul! In defeat, defiance! 

Ne humbje, mosbindje!

Nuk perpjestohet humbja!

A do gjesh ndonje dite kurajo t'i thuash vetes te verteta para pasqyres?

 

Të fundit