Flash News

KRYESORE

Qytetarët mblidhen përpara bashkisë, protestojnë kundër “fushatës së spastrimit” të Veliajt

Dhjetëra qytetarë të shoqëruar nga miqtë e tyre më të dashur, qentë, janë mbledhue për të protestuar sot përpara bashkisë së Tiranës.

Protestuesit kanë kërkuar që të anulohet vendimi i kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ka nisur një “fushatë spastrimi” ndaj qenve të vaksinuar që rrinë në rrugët e Tiranës.

Animal Rescue Albania raporton se bashkia i dërgon qentë në zona periferike të pa banura, çka e bën mbijetesën e tyre të vështirë për shkak të mungesës së ushqimit.

“Qentë e zhdukur të Tiranës janë pjesë e jetës së qytetit dhe të banorëve të tij, të cilët janë kujdesur për ta edhe atëherë kur të gjitha autoritetet përgjegjëse kishin harruar ekzistencën e tyre.

Si të tillë, ne presim që zeri ynë të dëgjohet fort dhe qartë: ne duam mbrapsht katërputroshet tanë, zoti Kryetar”, shprehen protestuesit.

Të fundit