Flash News

KRYESORE

Qytetarët mesazh Arta Markut: Je nga veriu, mos u përdor nga Rama dhe banditët e tij

Qytetarët mesazh Arta Markut: Je nga veriu, mos u përdor nga Rama dhe

Qytetarët që po presin përpara Gjykatës së Tiranës vendimin për protestuesit e Kukësit, i kanë bërë thirrje Prokurores së Përgjithshme, Arta Marku, që t’i nxjerrë të pafajshëm të arrestuarit. Ndonëse prokuroria ka kërkuar arrest me burg për protestuesit kuksianë, qytetarët kanë kërkuar nga kryeprokurorja Marku që të mos përdoret nga kryeministri Edi Rama, duke i kujtuar edhe prejardhjen e saj nga veriu.

“Kryeprokurorja e përkohshme e ka prejardhjen nga veriu, besoj se ja ka dhënë mesazhin e duhur gjykatës dhe do i nxjerri të pafajshëm. Arta Marku të mos përdoret nga politika, nga Rama dhe nga banditët e Ramës. Arta Marku është me djemtë e Kukësit sot”, janë shprehur qytetarët përpara Gjykatës.

Të fundit