Flash News

KRYESORE

Qytetarët nisen drejt Tiranës, Baçi: Protesta pritet të jetë e fuqishme, Rama t’i thërrasë mendjes

Qytetarët nisen drejt Tiranës, Baçi: Protesta pritet të

Kreu i degës së PD në Fier, Luan Baçi ka deklaruar se protesta e sotme e opozitës, që do të zhvillohet para Parlamentit pritet të jetë e fuqishme.

Ndërsa qytetarë të shumë kanë nisur të organizohen, për të mbërritur në Tiranë nga të gjitha rrethet e vendit, Baçi u shpreh i vendosur se protesta të tilla do të vijojnë para një parlamenti që nuk e njohin.

“Protesta e sotme është e radhës para parlamentit, të cilin nuk e njohim, fasadë dhe i mbushur me kriminelë.

Nuk do lejojmë të zhvillohet një parlament i rregullt, do vazhdojmë do kulmojmë më 13 prill në orën 18.00 në një protestë mbarë kombëtare të fuqishme, kështu që shpresoj që Rama t’i thërrasë mendjes nga protesta të tilla. Protesta e sotme pritet të jetë e fuqishme”, u shpreh Baçi.

Të fundit