Flash News

KRYESORE

Qytetarët nuk lejojnë zbrazjen  e Teatrit Kombëtar gjatë natës, të pranishëm edhe dy ish-deputetë të PD

Qytetarët nuk lejojnë zbrazjen  e Teatrit Kombëtar

Që nga mesnata e deri në mëngjes, para Teatrit Kombëtar kanë qëndruar me dhjetëra qytetarë, duke iu përgjigjur thirrjes së Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit për të mos lejuar zbrazjen fshehurazi të tij. Aleanca kishte marrë informacione se qeveria do të vepronte gjatë natës për të hequr nga Teatri çdo gjë që mundëson vënien në skenë të pjesëve të shfaqjeve.

Boshatisja e ngadaltë, pa rënë në sy dhe pa bërë zhurmë e Teatrit Kombëtar, do ta bënte më të thjeshtë prishjen e tij.

Jo vetëm qytetarët, por edhe përfaqësues të Aleancës dhe të opozitës, si Albana Vokshi dhe Gent Strazimiri, mbrëmë kanë qëndruar gjatë gjithë natës tek Teatri, në shenjë proteste për të mos lejuar boshatisjen e godinës.

Të fundit