Flash News

KRYESORE

Qytetarët presin me protesta ministrin Lleshaj: Fshehët krimin e Kavajës, monstra jeni ju

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj është pritur me pankarta para hyrjes në Komisionin e Medias, ku ishte thirrur për të sqaruar dhunën ndaj studentëve ne disa fakultete ne kryqytet.

Në fokusin e parullave e qytetarëve ishte ngjarja e Kavajës: “Ju fshehët krimin Z. Ministër. Monstra jeni ju!”, shkruhet në njërën prej tyre.

Lleshaj nuk ka mbajtur ende një qëndrim për ngjarjen, e cila dyshohet se u neglizhua nga policia. Reagimi i tij i vetëm, ishte kundër ish-kryeministrit Sali Berisha, qe e denoncoi i par, duke e quajtur monster.

“S’ka më fjalë shqipe për monstrën që nuk njeh asnjë cak dhe ndot çdo gjë me gjuhën e tij!”, shkruate Lleshaj.

Të fundit