Flash News

KRYESORE

Qytetarët shqetësohen nga zhurma, ndalohet përdorimi i altoparlantit në xhami

Qytetarët shqetësohen nga zhurma, ndalohet përdorimi i

Në kryeqytetin e Ruandës, Kigali, shteti ka vendosur të ndalojë përdorimin e altoparlantëve në xhamitë e vendit pasi banorët e qarkut të Niarugenge janë shqetësuar nga faljet pesë herë në ditë të myslimanëve.

Sipas BBC, një zyrtar i komunitetit mysliman kritikoi vendimin duke thënë se mund të ulej volumi i zërit, ndërkohë qeveria ka bërë me dije se bashkësia myslimane është pajtuar me ndalesën.

Shumica e popullsisë në Ruandë është e krishterë, ndërsa myslimanët përbëjnë rreth 5% të saj.

Ndërkohë muajin e kaluar rreth 700 kisha u mbyllën pasi nuk kishin vepruar në përputhje me rregullat e ndërtimit dhe të zhurmës.

 

Të fundit