Flash News

KRYESORE

Qytetarët solidarizohen me familjarët tek “Petro Nini”: Ky është një tjetër akt korruptiv

Banorët e shtëpive që parashikohen të prishen në rrugën “Sami Frashëri” në Tiranë, pranë shkollës "Petro Nini Luarasi", në shenjë proteste kanë bllokuar rrugën dhe kanë nxezur zjarre rreth shtëpisë për të penguar shembjen e saj.

Ata kundërshtojnë vendimin e IMT dhe kanë nxjerrë dokumentet herë pas here para mediave se janë ende në proces legalizimi. Ata kanë gjetur edhe mbështetjen e banorëve dhe kalimtarëve përreth. Para medieve shumë prej tyre kanë thënë se ky është një akt korrupsioni, duke funksionuar sipas tyre, si gjithçka tjetër në Shqipëri.

“Kjo që po bëjnë autoritetet është korrupsion, t’ju japin shtëpi diku tjetër”, shprehen qytetarët, ndërkohë që iu ofrojnë ujë dhe mbështetje familjarëve që po kalojnë një gjendje të vështirë.

Të fundit