Flash News

KRYESORE

Qytetarët të bllokuar në Kakavijë, Hajdari: Qeveria t'i lërë pushimet e deklaratat boshe dhe të ndërmarrë aksion konkret

Qytetarët të bllokuar në Kakavijë, Hajdari: Qeveria t'i

Deputetja Rudina Hajdari ka reaguar përsa i përket situatës së tensionuar në pikën kufitare të Kakavijës ku dhjetëra njërëz janë të detyruar të presin në radhë të gjata kalimin drejt tokës greke.

Ndërsa qytetarët shqiptarë ndodhen në kushtet e vështira të vapës së madhe, mungesës së higjienës dhe ujit të pijshëm, Hajdari u bën thirrje qytetarëve të Gjirokastrës të dhurojnë ujë e ushqime por edhe duke strehuar nëse munden fëmijët e të moshuarit.

Përmes një portimi në rrjetet sociale, deputetja shprehet se qeveria na ka lënë në baltë, ndërsa i bën thirrje kësaj të fundit të lerë pushimet dhe deklaratat boshe dhe të marrë aksione konkrete.

Reagimi i plotë i Hajdarit:

Jam shumë e shqetësuar për fatin e mijëra bashkëqytetarëve të cilët po vuajnë radhët e stërgjata në Kakavijë.

Së pari dua ti bëj thirrje qytetarëve të Gjirokastrës të solidarizohen sa të munden me ata që kanë hall sot, duke dhuruar ujë e ushqime por edhe duke strehuar nëse munden fëmijët e të moshuarit.

Kur qeveria na lë në baltë, duhet të përkrahim fort njëri tjetrin. Së dyti i bëj thirrje qeverisë të lerë pushimet dhe deklaratat boshe por te hidhet urgjent në aksion konkret për të zgjidhur këtë situatë.

Nuk është koha as për plazh e as për deklarata politike. Situata e krijuar po rrezikon jetët e njerëzve. Së pari nga Covid, sepse grumbullimet janë masive dhe të pakontrolluara e së dyti nga temperaturat e larta dhe rreziku i dehidratimit, për shkak se nuk ka mundësi furnizimi me ujë të pijshëm.

Njerëzit kanë hall dhe e kanë urgjent!! Personalisht do të angazhohem në biseda me homologë të Parlamentit Grek për të ndihmuar sadopak në zgjidhjen e situatës.

Të fundit