Flash News

KRYESORE

Qytetarët u drejtohen politikanëve: A u ngopët mo? Ç'do bënit nëse Florenci do ishte djali juaj?!

Qytetarët u drejtohen politikanëve: A u ngopët mo?

Qytetarët, ashtu siç  e kishin lajmëruar më herët, po zhvillojnë një protestë-homazh për Florenc Beqirajn, i cili ndërroi jetë në një spital në Francë, në rrethana ende të paqarta. Qytetarët i drejtohen politikanëve duke u kërkuar që të kërkojnë zbardhen e së vërtetës.

“Nëse Florenci do të ishte djali i një deputeti a do të strukej ai në një kam refugjatësh. Me mijëra shqiptarë çdo ditë plotësojnë llotarinë amekikane sepse duan pasaportën e një shteti që t’i mbrojë”, u shpreh një familjar i Florencit.

“Ka një pyetje për ata që na kanë qeverisur për 27 vite. A u ngopët mo? Ka 27 vite që i keni vjedhur këtj vendi çdo lloj mundësi e për të jetuar në këtë vend. Ka 27 vjet që e kanë bërë këtë vend të pajetueshëm”, u shpreh një tjetër i ri mes dhimbjes.

Të fundit