Flash News

KRYESORE

Qytetarët vënë në vështirësi deputeten e PD: Po kaloi projektligji, a jeni gati të digjni mandatet?

Qytetarët vënë në vështirësi deputeten e PD: Po

Dashamir Shehi dhe Jorida Tabaku ishin dy deputetët e opozitës që inkurajuan qytetarët e mbledhur jashtë Kuvendit për të vazhduar protestën kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar, ndonëse mazhoranca po mundohet të zvarrisë debatin brenda sallës.

Pas Shehi dhe Tabaku folën përpara qytetarëve, një grua mori fjalën dhe ju drejtua deputetëve të opozitës: Nëse kalon ky projektligj, a jeni gati të digjni mandatet?

Deputetja Tabaku mesa duket nuk e kishte marrë parasysh këtë kërkesë të re të qytetarëve dhe dha një përgjigje që ishte ‘politikisht korrekte’. “Ne jemi gati të ndërmarrim çdo nismë ligjore brenda dhe jashtë Kuvendit për të mbrojtur teatrin. Jemi gati ta dërgojmë edhe në Gjykatën e Strasburgut këtë çështje. Do të ndërmarrim çdo aksion që do ndërmerrni dhe ju”, u shpreh Tabaku.

Aktivisti: Një arsye pse duhet protestuar për teatrin janë edhe mediat e ndyra të blera nga Rama

Të fundit