Flash News

KRYESORE

Qytetarët zgjedhin internetin, një gazetë shqiptare nuk do jetë më në qarkullim

Qytetarët zgjedhin internetin, një gazetë shqiptare nuk do

Top Channel raporton se gazeta ‘Shqiptarja.com’ nuk do të jetë më në qarkullim. Top Channel ka shkuar pranë një pike të shitjes së gazetave ku ka folur edhe me shitës.

 “U mbyll gazeta shqip e para, e dyta RD, Ballkan dhe tani e Gazeta Shqiptarja.com. kam që në 97 që shes këtu dhe tani nuk shes. Ca të shes, Paloma u mbyll, ato intervistat që kishin interes , sport Express…”, shprehet një shitës.

“Nganjëherë e ble, po kot se çfarë lexoj këtu e gjen dhe në internet…Po shtypin e shoh në stacione televizive në mëngjes, titujt kryesore…”, shprehen qytetarët.

Vitet e fundit audienca në mediat sociale po bëhet më e lartë. Interneti, dikur luks, sot është bërë pjesë e përditshmërisë së qytetarëve. Ndaj ata zgjedhin t’i lexojnë lajmet në portale, apo qoftë t’i dëgjojnë në televizion sesa të blejnë gazeta.

Më poshtë kronika e TCH

https://www.youtube.com/watch?time_continue=2&v=1bA435tgtn8

Të fundit