Flash News

KRYESORE

Qytetari-Bashës: Haram buka nëse nuk plotësoni dy gjëra për Matin kur të bëhesh kryeministër

Qytetari-Bashës: Haram buka nëse nuk plotësoni dy gjëra

Kryedemokrati Lulzim Basha ndodhet sot në Burrel, bashkë me deputeten Dhurata Çupi ku kanë takuar qytetarë e bizneset e vogla.

Liman Lleshi, një zotëri nga Burreli, teksa shprehu pakënaqësitë gjatë qeverisjes së Edi Ramës, për të cilin tha se ka rrënuar vendin, pati dy kërkesa për Bashën, i bindur se një ditë do bëhet kryeministër.

“Haram buka nëse na ndani veri dhe jug. Haram buka nëse punëtorit në minierë nuk i miratohet Statusi. Na kanë ulur në gjunjë. Haram buka nëse nuk plotëson këto gjëra. Ai e ka harruar veriun”.

Lleshi, punonjës i bordit të kullimit në Burrel, u shpreh më tej se Rama e shkatërroi fshatin.

“Ai nuk ka bërë asnjë gjë, e shkatërroi fshatin, shkatërroi vaditjet. Jam punonjës i bordit të kullimit, i shkatërroi bordet e kulllimit. Të gjitha veprat ujore janë copë-copë. Poshtë kjo qeveri e kriminelëve. E çove këtë popull në këmbë. Që tani ke votën popullore”, tha ai.

Ndërsa Basha iu drejtua qytetarit, se populli nuk ka rënë në gjunjë, por të gjithë bashkë mund të ngrenë zërin e të bashkohen me 16 shkurt.

Të fundit