Flash News

KRYESORE

Qytetari befason Monika Kryemadhin: I bën njerëzit për vete, ia kalon edhe burrit

Monika Kryemadhi është befasuar nga deklaratat e një qytetari, ndërsa po zhvillonte një takim me banorët e zonave të përmbytura nga reshjet në Shkodër.

Ndërsa fliste për situatën e krijuar një banor nuk është kursyer dhe i është drejtuar kryetares së LSI-së, duke e vlerësuar për rolin e saj në politikë, madje duke i thënë se është me zonja se bashkëshorti i saj, ish kreu i LSI dhe aktualisht presidenti i vendit, Ilir Meta.

“Kena respekt për ty, i mund të tanë, i ban njerëzit për vete dhe  ia kalon edhe burrit”, u shpreh banori. Menjëherë, Kryemadhi ka shpërthyer në të qeshura bashkë me të gjithë të pranishmit në këtë takim.

Kryemadhi u përgjigj duke thënë se sot ka shkuar të Shkodër për t’u solidarizuar me situatën dhe jo për të folur për politikën.  

Të fundit