Flash News

KRYESORE

Qytetari digjital denoncon djegien e mbetjeve spitalore, reagon Spitali i Vlorës

Qytetari digjital denoncon djegien e mbetjeve spitalore, reagon Spitali i

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka publikuar sot në rrjetin social “Facebook” një video, ku akuzon kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli se po kryen një krim të rrezikshëm për jetën e  qytetarëve. Në video shihet tymi që ngrihet mbi qytetin bregdetar, ndërsa qytetari digjital anonim thotë se është djegia e mbetjeve spitalore.

Pas këtyre akuzave ka reaguar edhe Spitali i Vlorës.

Reagimi i plotë:

Lidhur me denoncimin për djegien e mbetjeve të rrezikshme në spitalin e Vlorës, drejtoria e spitalit rajonal Vlorë sqaron opinionin publik si vijon:

Spitali i Vlorës nuk kryen procesin e djegies së mbeturinave spitalore, por ky proces kryhet përmes një kontrate ligjore me një kompani të licensuar për trajtimin e mbetjeve spitalore. Mbetjet spitalore ndahen në burim, depozitohen dhe transportohen sipas ligjit për trajtimin e mbetjeve spitalore.

Lidhur me ngjarjen në fjalë, vendi i ekspozuar është rreth 200 metra larg godinës së spitalit në anën verilindore të tij, ku ndahet muri rrethues me lagjen “Partizani”. Në këtë vend depozitohen VETËM mbeturina urbane dhe nuk ka asnjë rrezikshmëri për pacientët përsa i takon mbetjeve të rrezikshme spitalore.

Duke ftuar këdo të mos spekulojë me shëndetin e qytetarëve, sigurojmë edhe një herë pacientët dhe qytetarët që nuk ka asnjë rrezik për shëndetin e tyre.

Të fundit