Flash News

KRYESORE

Qytetari i drejtohet Ramës me kode dhe i kërkon të flasë privatisht: Jam ai drejtori i famshëm

Qytetari i drejtohet Ramës me kode dhe i kërkon të flasë

Disa qytetarë ngritën shqetësimin e tyre në bashkëbisedimin e zhvilluar sot ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama. Një prej qytetarëve ftoi Ramën ti thirrte kujtesës duke i thënë ‘nëse të kujtohem jam ai drejtori i famshëm i asaj zyrës luksoze të TVSH-së’, teksa tha se shqetësimi i tij nuk lidhej me punësimin.

Por edhe pse Rama u ‘mundua’ nuk ja doli dot ndërsa shqetësimit të ngritur nga qytetari nuk i dha një përgjigje duke kërkuar që mikrofoni ti kalonte një tjetër qytetari.

Biseda

Qytetari: I nderuar Kryeministër, të falenderoj…të tilla evente duhen gjithmonë. Nëse të kujtohem jam ai drejtori i famshëm i asaj zyrës luksoze të TVSH-së. Nuk dua të kërkoj punë…

Rama: Drejtori i famshëm i kujt?

Qytetari: I asaj zyrës luksoze. Nuk e di nëse e mban mend apo jo në 2015.

Rama: I cilës zyrë luksoze?

Qytetari: Te TVSH-ja.

Rama: Te tvsh-ja e biznesit të vogël?

Qytetari: Radio Televizioni Publik Shqiptar. Unë nuk dua të kërkoj punë në fakt, jo se i kam punët mirë, i kam shumë herë më keq. Por nga trashëgimia që kam nga familja ime e kam pritur këtë ditë të të falenderoj për drejtësinë e mbajtur në atë kohë ndaj meje. Dhe të jam mirënjohës jo vetëm ty, por të gjithë atyre që më mbështetën në rrugën time sepse isha i vetëm dhe vetëm juve ju kisha si pikë referimi për drejtësinë. Në radhë të dytë, nëse do më lejoje të falenderoj në emrin tim të familjes dhe të gjithë atyre anëtarëve që më kanë mbështetur, por të kërkoj dhe 2 minuta kohë nga koha jote që të paktën të të flisja përballë nga afër, jo publike.

Të fundit