Flash News

KRYESORE

Qytetari i Kukësit përballë Kryeministrisë, mesazh Mogherinit: Ju nuk mund të fusni Shqipërinë në BE

Ndërsa Federica Mogherini dhe Kryeministri Edi Rama po zhvillojnë një takim në Kryeministri, disa qytetarë të Kukësit janë vendosur në të dy anët e bulevardit përballë kryeministrisë.

Enel nga Kuksi, familjar i 11 personave të arrestuar nga protesta në “Rrugën e Kombit” proteston me pankartë në duar.

“Përshëndetje zonja Mogherini. Ju nuk mund të fusni Shqipërinë në BE nëse qeveria nxjerr Kukësin nga Shqipëria”, shkruhet në pankartat e protestuesve duke i përcjellë këtë mesazh përfaqësueses së Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë.

Më tej, i pyetur nga gazetarja e News 24 për arsyen e protestës, qytetari shprehet se në Shqipëri nuk po zbatohen të drejtat dhe liritë e individit, si dhe i kërkon Mogherinit të bëjë kujdes me veprimet që ndërmerr. Ai shton se po protestojnë pasi “shteti ynë policor ka hyrë në shtëpinë e 25 familjeve kuksiane duke terrorizuar motrat, vëllezërit dhe fëmijët”.

Të fundit