Flash News

KRYESORE

Qytetari nga Tirana i revoltuar te emisioni i mëngjesit: Denoncova 4 herë te platforma e bashkëqeverisjes, ju lutem sillni gazetarët

Qytetari nga Tirana i revoltuar te emisioni i mëngjesit: Denoncova 4

Një qytetarë ka shprehur shqetësimin e tij se prej 13 vjetësh nuk furnizohet me ujë të pijshëm nga Ujësjellësi, ndonëse banon pranë autostradës Tiranë-Durrës.

Ai ka denoncuar në emisionin e mëngjesit ‘Koha për tu zgjuar” në ‘News 24’ se ky problem e shqetëson prej 13 vitesh. Ndonëse është ankuar disa herë te drejtori i Ujësjellësit, apo edhe pse ka shkruar katër herë në platformën e bashkëqeverisjes për këtë shqetësim, ai sërish s’ka marrë asnjë zgjidhje.

“Bashkim kam një hall të madh. Prej 13 vjetësh nuk kam ujë në lagje. Kam shkruar katër herë në platformën e bashkëqeverisjes, jam ankuar disa herë të drejtori dhe asgjë nuk është bërë. E vetmja shpresë keni mbetur ju, televizionet. Ju lutem sillni gazetarët tuaj të bëjnë një kronikë. Unë banoj prapa tregut të fruta-perimeve, km i parë autostrada Tiranë-Durrës. Gjatë gjithë këtyre viteve përdorim ujin e pusit. Ata janë bërë edhe një kontratë në emrin tim, kur unë s’kam firmosur asnjëherë”, u shpreh qytetari i indinjuar.

Të fundit