Flash News

KRYESORE

Qytetari përplaset me kreun e PD në Sarandë: Më braktise, ishim bashkë në protestë. Grida Duma ndërhyn për ta qetësuar

Qytetari përplaset me kreun e PD në Sarandë: Më braktise,

Grida Duma është e dërguara e Partisë Demokratike për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë në qarkun e Vlorës dhe gjatë një vizite në Sarandë ajo është përballur me një situatë të sikletshme.

Një qytetar ishte duke akuzuar përpara kamerave kryebashkiaken e Sarandës, Floriana Kokën, se po ndërhynte padrejtësist ndaj biznesit të tij, ndërsa po ankohej edhe për kreun e PD-së në këtë qytet se e kishte braktisur për shkak të lidhjeve me kryebashkiaken.

Biznesmeni pretendonte se kreu i demokratëve në Sarandë ka lidhje familjare dhe interesash me drejtuesit e bashkisë.

Gjatë këtij momenti, pranë lokalit ka kaluar kreu i PD dhe zonja Duma. Biznesmeni i është ankuar Dumës për kreun e PD, të cilin e ka konsideruar të kapur nga pushteti, ndërsa këtij të fundit i ka kujtuar pjesëmarrjen në protestën e opozitës.

Ekskluzive/ Zbardhen negociatat PD-PAA, kushti që Duka i ka vendosur Bashës dhe çfarë i trembet kryedemokrati

Zbulohet njeriu i rëndësishëm që do të menaxhojë fushatën PD-së në të gjithë Shqipërinë

 

Të fundit