Flash News

KRYESORE

Qytetari reagon ashpër në transmetim direkt: Kryeministri na quan popull dele dhe na krahason me penisin. Ku është Mimi Kodheli? Pse nuk flet?

Qytetari reagon ashpër në transmetim direkt: Kryeministri na quan

Një qytetar i Kukësit ka reaguar ashpër gjatë prononcimit për televizionin ‘Ora News’ kur po protestonte kundër taksës në ‘Rrugën e Kombit’. Pasi protestuesit kanë marrë kontrollin e sporteleve të vendosura nga kompania private, gazetarët kanë mundur të afrohen dhe të shkëpusin disa deklarata.

Një prej qytetarëve ka deklaruar se kjo sjellje nuk është e terpruar për sa kohë “kryeministri na quan popull dele dhe na krahason me organin gjenetal”.

Ai ka kërkuar shpjegime edhe ndaj deputetes së qarkut, Mimi Kodhelit, e cila nuk ka bërë asnjë deklaratë për këtë çështje. “Ku është Mimi Kodheli? Pse nuk e thotë një fjalë?”, pyeti i irrituar qytetari.

Banorët e Kukësit shprehen se taksa 10 euro është shumë e lartë për ta, të cilët janë përdoruesit më të mëdhenj të kësaj rruge, ndërkohë që janë edhe qytetarët më të varfër në Shqipëri. 

 

Të fundit