Flash News

KRYESORE

Qytetari i revoltuar thotë publikisht në takim me Bashën kush qëndron pas ARMO-s: Le t’më pushkatojnë mua

Qytetari i revoltuar thotë publikisht në takim me Bashën kush

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po zhvillon sot një takim me qytetarë në Vlorë nga ku po bashkëbisedon me sipërmarrës dhe operatorë turistikë për të ndarë me ta planin për një ekonomi të fortë. 

Një prej qytetarëve, punonjës i ARMO-s, i pranishëm në takim tha publikisht se kush qëndron pas ARMO-s, punonjësit e së cilës prej muajsh nuk marrin pagat. I revoltuar qytetari tha se punonjësit kanë 20 muaj pa marrë rrogat dhe askush nuk e ka ngritur këtë çështje në parlament. Sipas qytetarit pas ARMO-s qëndron vëllai i kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama, ndërkohë që akuzoi se ministri i Energjitikës, Damjan Gjiknuri po i  mashtron për pagat.

“Kemi 20 muaj pa marrë rrogat, na mashtron Damjan Gjiknuri, askush nuk e ka ngritur këtë çështje në parlament. Kush e ka marrë ARMO-n?, e ka marrë Olsi Rama, ja po e them publikisht, le të më pushkatojnë mua. Të lutem na ndihmo në këtë drejtim” tha qytetari Faruk Hajo.

Të fundit