Flash News

KRYESORE

Qytetari tenton të hidhet nga ura në Berat. “Pse kaq depresive shoqëria shqiptare?”

Një person ka tentuar t'i japë fund jetës duke u hedhur nga ura në Berat ditën e djeshme. Fatmirësisht, me ndërhyrjen në kohë të qytetarëve, tragjedia e mundshme është shmangur.

Anëtari demokrat i këshillit bashkiak të Beratit, Namir Lapardhaja ka publikuar një foto të qytetarit, dhe shkruan, “Pse kaq depresive shoqëria shqiptare? Cilat janë shkaqet dhe motivet që e shtyjnë njeriun të shkojë drejt vetëvrasjes? A ka rol shteti dhe shoqëria dhe si mund të parandalohen raste të tilla?

Foto e bërë ditën e djeshme në Ure Vajgurore. Fatmiresisht, në fund, pa probleme dhe pa dëme”.

Kujtojmë që disa muaj më parë, një person u hodh nga ura te 'Ura Vajgurore' duke ndëruar jetë. 

Të fundit