Flash News

KRYESORE

Qytetari vë në siklet Isain: Zoti i shpëtoftë shqiptarët nga ju. Mbrohet kryebashkiaku i Ersekës

Aktori Erion Isai ka dhënë dorëheqjen nga emisioni 'BE Coffee' ne TV Klan për t’iu përkushtuar punës si kryebashkiak i qytetit të Ersekës. Megjithatë, ka edhe nga ata qytetarë që duket se kanë dyshime për këtë ‘katapultim’ të tij në politikë.

Në rrjetin social Instagram, një qytetar, i ka kërkuar llogari duke e pyetur se pse hoqi dorë nga programi i Ardit Gjebreas dhe nga posti i drejtorit te Teatrit te Kukllave ose e thene ndryshe nga dy paga mjaft te larta.

“Ti familjen ta kesh me jetë të gjatë, por mua s’më dalin llogaritë e tua me veprimet e tua. Por dikush që le dy punë për një ku max paga është 70 mijë lekë në dorë, tregon që sytë do i kesh diku tjetër . Mos thuaj që do bësh atë që bëri Nën Tereza se s’të besoj. S’na ngelet gjë tjetër të themi, që zoti i shpëtoftë Shqipëtarët,”- shkruan një komentues në postimin e Erion Isait.

Aktori i humorit, i zënë ngushtë nga kjo pyetje i është përgjigjur kështu: Ti faleminderit për urimin. Sa për llogaritë. Jo çdo gjë lidhet me llogaritë. Njeriu merr dhe inisiativa e përgjegjësi më të mëdha. Ambicie për kontribut. Etj etj. Të përshëndes”.

Të fundit