Flash News

KRYESORE

Qytetarja denoncon ngjarjen e rëndë: Fëmija 12 vjeç po mbahet i mbyllur në komisariat prej 4 orësh

Qytetarja denoncon ngjarjen e rëndë: Fëmija 12 vjeç po

Një qytetare në Shkozë ka denoncuar shoqërimin në komisariat të një fëmijë 12 vjeç pasi u përfshi në përpjekjet e familjarëve të tij për të mbrojtur shtëpinë nga shembja. Në takimin me deputeten e zonës, Grida Duma, qytetarja e tensionuar tha se fëmija prej katër orësh mbahet në ambientet e rajonit dhe ndodhet në gjendje të rëndë psikologjike.

Banorët dhe deputetja demokrate kanë njoftuar se do të drejtohen për te Komisariati nr.1 ku mbahet i mbyllur fëmija dhe shumë banorë të zonës, të cilët bllokuan sot rrugën në shenjë proteste.

Ndërkohë, pamje të rënda u shpërndanë nga televizionet pasditen e sotme, ku fëmijët ulërisnin të tmerruar nga përplasja e policisë me familjarët e tyre.

 

Të fundit