Flash News

KRYESORE

Qytetarja denoncon te deputetja e PD: Hidhi një sy një herë lagjeve në Tiranë o ‘kryebakshishiak’

Deputetja e PD në qarkun e Tiranës, Orjola Pampuri sulmon kreun e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke ndjekur shembullin e ish-liderit demokrat, Sali Berisha.

Ajo poston në profilin e saj në ‘Facebook’ denoncimin e një banoreje nga Tirana, e cila ankohet se në lagjen e saj bashkia nuk merr masa për riparimin e një defekti që ka lënë banorët 10 ditë pa ujë në mes të verës.

“Kur flet shume, e mendja "te punon" se ne c'pozicion dukesh me bukur e me c'karagjozllek te mbulosh aferat , sigurisht nuk mund te zgjidhesh hallet e qytetareve.

Po hidhi nje sy nje here lagjeve ne Tirane o kryebakshishiak, se halli hallit nuk i ngjan, nje qytetare e rruges 'Edith Durham' me shkruan:

Me poshte eshte mesazhi i plote i zonjes(i paredaktuar);

".....e dashur kemi 10 dit qe ne rjetin e ujit jan car tubat dhe uji esht me fekale uji i cezmave cdo dit kemi tel ujesjellesit e nhejta situat tek minibashkia lagjes ton ruga Mis Edit Durham te lutem na ndimoni ca zgjudhje mund te bejm....”, shkruan deputetja.

Të fundit