Flash News

KRYESORE

Qytetarja i kujton premtimin e Veliajt, justifikimi i Ramës: Ai nuk është ministër

Qytetarja i kujton premtimin e Veliajt, justifikimi i Ramës: Ai nuk

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me qytetarët e Cërrikut, ku shumë prej tyre ngritën ankesat dhe shqetësimet.

Ndërkohë një banore i ka kujtuar Ramës një premtim të Erion Veliajt në lidhje me njohjen e viteve të punës kur punonin në kooperativë, në kohën kur Veliaj ishte Ministër i Mirëqënies Sociale.

“Na kanë humbur vitet e punës kur punonim në kooperativë. Kur ishte Erion Veliaj ministër, na tha që do njiheshin automatikisht”, është shprehur qytetarja.

Ndërkohë Rama i është shmangur përgjigjes duke e justifikuar Veliaj me faktin që ai nuk është më ministër, dhe sa për problemin i ka këshilluar t’i drejtohet websajtit “Shqipëriaqëduam.al”.

“Erion Veliaj nuk është më ministër. Po ti bëje kërkesën aty ku të thashë unë dhe do marrësh përgjigje”, tha Rama.

Të fundit