Flash News

KRYESORE

Qytetarja i sugjeron Ramës: Administrata në bazë e kalon kohën nëpër lokale, duhet bërë një qilizmë

Qytetarja i sugjeron Ramës: Administrata në bazë e kalon

Ditën e sotme, Edi Rama kishte thirrur disa prej qytetarëve halli i të cilëve, sipas kreut të qeverisë, ka marrë zgjidhje në saj të aplikimit në platformën Shqiëpriaqëduam.al.

Një prej zonjave që foli tha se problemi i saj ishte tapia e shtëpisë dhe kishte aplikuar që në vitin 2014 por e sorollatnin derisa mori zgjidhje pas aplikimit në platformë.

Zonja në fjalë, tha se kishte një vërejtje edhe për kryeministrin ku tha se administrata në bazë ka nevojë për një qilizmë pasi ata e kalojnë kohën më shumë nëpër lokale sesa në zyrë.

“Unë kam këtë vërejtje zoti kryeministër, se administrata poshtë duhet të ishte si në sjelljen e këtyre zonjave, që jam shumë e kënaqur. Po të kishim në këtë sjellje, këtë përkushtim atje në bazë nuk ishte e nevojshme që për certifikatën ne ti bënim pyetje kryeministrit. Atje duhet një qilizmë e thellë se ata më shumë kohën e punës e kalojnë nëpër lokale”, u shpreh ajo.

Me këtë konstatim të zonjës në fjalë, ra dakort edhe kryeministri Rama.

“Patjetër që jam plotësisht dakort që duhet një qilizmë e thellë dhe qilizmën e thellë duhet ta realizojmë vetëm nëse kemi këtë bashkëpunim me njerëz që vuajnë nga administrata”, u shpreh Rama.

Të fundit