Flash News

KRYESORE

Qytetarët bojkot votimeve, PS ndryshon strategji: Objektivi ynë, zgjedhjet më 30 qershor

Qytetarët bojkot votimeve, PS ndryshon strategji: Objektivi ynë,

Kur kanë mbetur edhe 2 orë nga mbyllja e kutive të votimit, numri i votuesve vijon të jetë i ulët, në shifrat 15%. Kjo ka detyruar ministrin e Turizmit, Blendi Klosi të deklarojë se objektivi i Partia Socialiste nuk është pjesëmarrja, por zhvillimi i zgjedhjeve me 30 qershor.

“Objektivat kanë qenë dy: realizimi i zgjedhjeve me standarde dhe bërja e tyre më 30 qershor. Objektivat e tjera po i ndiqni, janë transparente. Sapo kthehem nga Berati ku pothuajse është arritur numri i votave të 2017, kjo është arritja kryesore.

Pjesëmarrja është e konsiderueshme, detyra jonë ka qenë zgjedhje të ndershme e transparente. Qytetarët mbështesin forca të ndryshme politike. Ka qenë zgjedhje e PD të mos jetë në garë, kur ti gjeni pyetini pse nuk morët pjesë na garë.

Gjithçka është transparente në syrin e kamerave, asnjë s’ka kërkuar manipulimin e shifrave. Për ne objektivi është realizuar, bërja e zgjedhjeve më 30 qershor. Ashtu si e keni dëgjuar me mijëra herë zgjedhjet u realizuan më 30 qershor,“ u shpreh Klosi për mediat pasi hodhi votën në qendrën e votimit.

Të fundit