Flash News

KRYESORE

Qytetet në Kosovë që janë ende të paprekura nga koronavirusi

Qytetet në Kosovë që janë ende të paprekura nga

Numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë ka shkuar në 283, ndërsa 7 persona kanë humbur jetën.

Rasti i parë zyrtar me koronavirus u konfirmua në 13 mars.

Duke parë shtrirjen gjeografike të hartës së shtrirjes së virusit, Malisheva renditet e para më numrin më të madh të të infektuarve, më pas Prishtina, Vushtrria, e Ferizaj.

Por cilat janë qytetet ende të paprekura nga COVID 19? Bëhet fjalë për Deçanin, Dragashin, Kaçanikun, Istogun, Rahovecin, Shtërpcen, Novobërda, Mitrovica e jugut, Junikun, Mamusha, Graçanica, Ranillugun, Parteshin e Kllokoti.

Sakaq, Malisheva ka 66 raste, Prishtinë 47, Mitrovica veriore 22, Vushtrri 21, Ferizaj 20, Gjilan 18, Kamenicë 13, Viti 12, Zveçan 11, Gjakovë 10, Prizren 7, Pejë 6, Suharekë 5, Podujevë 4, Leposaviq 4, Klinë, Fushë Kosovë 3, Zubin Potok 3, Lipjan 2, Skenderaj 2, Shtime 1, Obiliq 1, Drenas 1, Hani i Elezit1.

Dje ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, në konsultim me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin, nxori vendimin për shpalljen e Prishtinës si zonë karantinë.

Me këtë vendim, ndalohen hyrjet dhe daljet në komunën e Prishtinës.

Të fundit