Flash News

KRYESORE

Qyteti "fantazmë" në Itali, një atraksion unik për turistët...

Të gjithë e zgjedhin Italinë për ta vizituar për pasuritë e paçmuara kulturore që i mbart ndër shekuj, për qytetet e veçanta që ka, ku secili prej tyre ka një specifikë, si Roma, Venecia, Milano, etj...

Por nëse ju keni zgjedhur Italinë si destinacion për të vizituar atraksione të veçanta, patjetër duhet të vizitoni edhe qytetin “fantazmë” të Cranco-s. Përpos faktit që ky qytet është pikë e rëndësishme e turizmit italian. Tërmetet e shkatërruan atë, duke i detyruar banorët të evakuoheshin për shkak të kushteve që rrezikonin jetët e tyre.

Ishte vitit 1963, kur ky qytet pësoi rrëshqitje dheu të mëdha dhe mbeti një qytet fantazmë. Megjithatë edhe pse pak i frikshëm, ndërtesat boshe që duken se janë ndërtuar përgjatë një shkëmbi gjigant, e bëjnë tërheqës.

Në këtë vend janë xhiruar edhe shumë skena filmash për shkak të panoramës së mahnitshme që e ofron. 

Të fundit