Flash News

KRYESORE

‘Qyteti nuk vdes, por ringjallet’/ Ish-banorët rikthehen pas 33 vitesh nga katastrofa e Çernobilit për të dekoruar pemën e Krishtlindjes

‘Qyteti nuk vdes, por ringjallet’/ Ish-banorët rikthehen pas 33

Për herë të parë, që prej vitit 1986 kur ndodhi katastrofa e shpërthimit bërthamor të Çernobilit, në qytetin e braktisur Pripayat është vendosur pema e Krishtlindjes.

‘Disa ish-banorë u kthyen në sheshin qendror dhe dekoruan pemën me fotografi dhe objekte të tjera me simbole të veçanta’, raporton kanali televiziv ZIK i Ukrainës.

Ky gjest erdhi si pasojë e një fushate të organizuar nga Shoqata e Operatorëve të Turizmit të Çernobilit.

Ish banorët thanë për mediat se si dekorime përdorën edhe disa ora, si simbol i rrjedhës së kohës dhe faktit që me kalimin e saj qyteti nuk vdes, por ringjallet.

Katerina Aslamova, operatore e ‘Chernobyl Tour’ tha se ishte hera e parë që disa ish-banorë u rikthyen në qytetin fantazmë të Pripyat që nga evakuimi i tyre pas aksidentit më fatkeq në botë.

"Qyteti duhet të jetojë, dhe që kjo të ndodhë duhet të shpëtohet," ishte mesazhi i saj.

Kompania turistike ka si qëllim që qyteti i Pripayat-it të jetë së shpejti pjesë e s Trashëgimisë Botërore të Unesco-s.

"Jeta po kthehet në Pripyat," tha Yaroslav Yemelyanenko, operatori themelues i  pikës turistike të Çernobilit.

Çdo ditë, qyteti dikur i shkretë, është i mbushur me turistë nga e gjithë bota. Ata vijnë për të mësuar historinë tonë, e cila ndryshoi rrjedhën e ngjarjeve në të gjithë botën", shtoi ai.

Si ndodhi shpërthimi bërthamor në Çernobil (33 vite më parë)

Saktësisht 33 vite më parë, një shpërthim ndodhi në uzinën e energjisë bërthamore në Çernobil të Ukrainës, e cila në atë kohë ishte nën diktatin e Bashkimit Sovjetik. Ky incident është përshkruar si shpërthimi më i madh nuklear që ka ndodhur në historinë e njerëzimit.

Shpërthimi lëshoi nivele të larta të rrezatimit brenda atmosferës, duke bërë që mijëra njerëz të ikin nga shtëpitë e tyre dhe duke lënë pasoja shëndetësore për gjeneratat e ardhshme.

Ku ndodhet Çernobili?

Impianit nuklear i Çernobilit ndodhet 100 km larg kryeqytetit të Ukrainës, Kievit, dhe rreth 20 km larg kufirit me Bjellorusinë.

Qyteti më i afërt është Pripyat, i cili u ndërtua në vitin 1970 për të strehurar punëtorët që punonin në fabrika dhe ishte shtëpi e 40,000 deri në 50, 000 njerëzve.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rreth pesë milionë njerëz jetojnë aktualisht në zonat e Bjellorusisë, Rusisë dhe Ukrainës me nivele të larta rrezatimi.

Më shumë se 130 njerëz të cilët ishin ose në vend në kohën e shpërthimit ose të përfshirë në operacionin e pastrimit fillestar u konfirmuan se vuanin nga Sindroma akute e rrezatimit (ARS).

Burimi: BBC

[gallery ids="346508,346507,346517,346519,346506,346613"]

Të fundit